Telegrafi

Erolld Belegu ngacmon federatat tjera: Basketbolli shënoi fitoren e parë

Presidenti i Federatës së basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, ka “ngacmuar” federatat tjera.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkroi që basketbolli ishte sporti i vetëm që fitoi një ndeshje, duke paralajmëruar edhe fitoren e dytë.

“Pas 32 ndeshjeve zyrtare te Kosoves ne basketboll, futboll,hendboll dhe volejboll ,basketbolli ka shenuar fitoren e pare! Edhe te dyten kismet, e keshtu me rradhe”, shkroi Belegu.

Kosova mposhti Maqedoninë në një super organizim nga FBK në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë ku ishin të pranishëm afro 3 mijë shikues. /Telegrafi/