Telegrafi

Ernest ‘xhocii’ Xhoci sonte organizon stream bamirësie me komunitetin e CS:GO – të gjitha paratë e mbledhura shkojnë për familjet në nevojë

Streameri i njohur shqiptar Ernest “xhocii” Xhoci do të mbajë një stream bamirësie për të ndihmuar familjet në nevojë në bashkëpunim me organizatën Islamic Relief Kosova.

Xhoci ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se do të mbaj një stream bamirësie në ditën e parë të muajit të Ramazanit, ku të gjitha të hollat e grumbulluara gjatë këtij streami do të shkojnë për organizatën Islamic Relief Kosova.

Kush është Ernest ‘xhocii’ dhe çfarë nënkupton ky organizim i natës së sotme?

Në komunitetin e eSports, përkatësisht për lojën Counter Strike:Global Offensive (CS:GO), Ernest ‘xhocii’ Xhoci është i njohur me vite të tëra si lojtar profesionist, duke qenë në të kaluarën edhe pjesë e ekipit “BLINK”.

Por, kohëve të fundit, përtej profesionit të lojtarit profesionist, ‘xhocii’ është bërë edhe zyrtarisht komentatori i ekipit më të suksesshëm shqiptar në CS:GO, Bad News Eagles.

E me qëllim që të dëshmojë se loja CS:GO, stream-i dhe komuniteti i eSports janë përtej video-lojërave, ai sot ka vendosur të organizojë një stream për të treguar se komuniteti i kësaj loje janë tejet të fuqishëm dhe bamirës, për çka edhe me transparencën më të lartë do t’i dhurojnë për bamirësi të gjitha mjetet e mbledhura sonte.

Të gjithë ata që dëshirojnë të argëtohen duke shikuar Xhocin dhe lojëra të shumta në lojën e CS:GO, si dhe të bëhen pjesë e iniciativës për të ndihmuar, mund të inkuadrohen sonte (e shtunë) në kanalin e stream të Xhocit në ora 21:00.

Kanali i streamerit Xhoci: www.twitch.tv/xhocii