Ernest Muçi ka shënuar dy herë në fitoren e Legia Varshavës ndaj Widzew Lodz që u mbyll 3-1.
Sulmuesi i kombëtares shënoi në minutën e gjashtë të takimit teksa shfrytëzoi në maksimum një pasim nga portieri i tij.
I gjendur përballë portës kundërshtare, ish-futbollisti i Tiranës nuk fali dhe shënoi një gol të bukur.
https://twitter.com/FootColic/status/1698360572075536696
Në pjesën e parë, miqtë barazuan shifrat, por ishte Muçi që kaloi në avantazh ekipin e tij.
Sulmuesi realizoi një gol mjaft të bukur teksa me një goditje teknike e dërgoi topin në cepin e portës pa i lënë mundësi reagimi portierit kundërshtar (2-1).
https://twitter.com/FootColic/status/1698384281997811788
Këto ishin dy golat e parë për Ernest Muçin në kampionatin polak, teksa më parë 22-vjeçari kishte realizuar vetëm në kualifikueset evropiane.
Këto gola të Muçit janë një sinjal pozitiv edhe për trajnerin e kombëtares Sylvinho në prag të ndeshjeve kualifikuese të Shqipërisë ndaj Çekisë dhe Polonisë. /Telegrafi/