Futbollisti shqiptar, Ernest Muçi, ka shënuar një super gol në përballjen mes Aston Villës dhe Legia Varshavës që po zhvillohet në kuadër të raundit të pestë në Ligën e Konferencës.
Ekipi polak pësoi që në minutën e katërt të takimit, me Moussa Diaby i cili shfyrtëzoi një asistim të Youri Tielemans për të shënuar për rezultatin 1-0.
Sidoqoftë, goli i Muçit në minutën e 20-të solli baraspeshën në këtë takim.
Ernest Muçi ⚽️ https://t.co/avQMGW82hp
— Kuq e Zi 🇦🇱⚽️ (@KuqeZiFootball) November 30, 2023
Legia tashmë e ka siguruar vendin e dytë në grup dhe tani do të luajnë në kualifikimet e play-offit.
Ky ishte goli i tretë i Muçit në Ligën e Konferencës teksa kujtojmë që dy prej tyre kishin ardhur pikërisht ndaj Aston Villas në sfidën e luajtur në Poloni./Telegrafi/