Telegrafi

Ermir Lenjani vazhdon me gola te Sioni

Anësori shqiptar, Ermir Lenjani ka shënuar përsëri gol me skuadrën e Sionit në Superligën e Zvicrës.

Sioni është mposhtur në shtëpi nga Lugano me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë.

Megjithatë, ylli shqiptar, Lenjani, pati një paraqitje të mirë në aspektin individual.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Ermir Lenjanit

Lenjani shënoi golin e vetëm të vendasve në këtë humbje të hidhur, e cila ishte e treta me radhë.

Goli i Lenjanit erdhi në minutën e 82-të dhe ishte i barazimit 1-1, por në shtesë Lugano shënoi golin e fitores.

Ky ishte goli i tretë i reprezentuesit shqiptar deri më tani këtë sezon në Superligën e Zvicrës.

Golin mund ta shikoni KËTU nga minuta 2:10. /Telegrafi/