Ermal Krasniqi sot u paraqit nga minuta e parë në fitoren e Rapid Bukuresht ndaj Otrelul me rezultat 2-1.
Ai nuk arriti të shënojë në këtë ndeshje, por kishte paraqitje pozitive.
Pas ndeshjes sulmuesi anësor, që pritet të bëhet baba, ka mësuar gjininë e fëmijës që po pret para 10 mijë shikuesve të Rapid Bukuresht.
Në videon e publikuar nga faqja zyrtare e Rapid, ai shihet me një top në dorë të cilin pastaj e godet nga ku del ngjyra e kaltër, që i bie se fëmija do të jetë djalë.
Nga emocionet partnerja e tij Laura, filloi të qajë nga gëzimi.
Nuk munguan ovacionet nga publiku dhe festa së bashku me bashkëlojtarët të cilët e ngritën lartë sulmuesin malishevas.
Krasniqi këtë afat kalimtar ka kaluar te Rapid Bukuresht nga Cluj, ku është adaptuar menjëherë me klubin e ri dhe po kalon formë të mirë. /Telegrafi/