Sulmuesi anësor Ermal Krasniqi ka arritur të shënojë golin e parë me fanellën e Sparta Pragës në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Çekisë.
Sparta Praga ishte mysafire e Teplices ku mori fitoren e dytë kampionale në po aq ndeshje, me një triumph prej 4-1.
Ermal Krasniqi u fut në lojë në pjesën e dytë, gjegjësisht në minutën e 69-të, derisa në atë minutë doli nga Loja Qazim Laçi që e nisi nga minuta e parë.
Zhvillohej minuta e pestë e kohës shtesë, kur Krasniqi mori një top afër zonës dhe me disa lëvizje të bukura trullosi mbrojtësit e skuadrës kundërshtarë për të gjuajtura pastaj dhe për të gjetur rrjetën për 4-1.
Ermal Krasniqi a jeho premiérový gól v lize. 👏⚽️ pic.twitter.com/QzSqJKYzmk
— Chance Liga (@chanceliga) July 27, 2024
Ermal Krasniqi këtë sezon ka kaluar nga Rapid Bukuresht te Sparta Praga. /Telegrafi/