Futbollisti kosovar, Ermal Krasniqi, ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Rapid Bukureshtit.
Krasniqi debutoi për ekipin rumun në miqësoren ndaj ekipit turk Sakaryaspor, ndërsa golin e parë e gjeti në duelin ndaj ekipit të elitës belge KVC Westerlos.
Rapidi pësoi humbje me rezultat 3-2 në këtë miqësore dhe Krasniqi e gjeti golin në minutën e 66-të për të barazuar shifrat në 1-1.
Krasniqi u transferua gjatë afatit kalimtar të janarit tek Rapidi nga ekipi tjetër rumun Cluj për shumën e 1 milionë eurove.
🇷🇴 Ermal Krasniqi netted his first goal for Rapid București in their friendly match 🆚 K.V.C. Westerlo! ☄️
— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) January 12, 2024
Në këtë ndeshje nga minuta e parë e nisën edhe dyshja Albion Rrahmani dhe Florent Hasani.
Rapidi tani do t’i rikthehet ndeshjeve në kampionat, ku të premten e 19 janarit do të jenë nikoqir të Craiovas, ndeshje kjo e cila do të jetë e para për ta në vitin 2024./Telegrafi/