Sparta Pragë ka vazhduar me fitoren, duke mposhtur kësaj radhe Ceske Budejovicen në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Chance Liga në Çeki me rezultat 2-0.
Golin i dytë në këtë ndeshje u shënua nga sulmuesi anësor Ermal Krasniqi në minutën e 55-të.
Krasniqi shënoi një gol nga brenda zonës, që është i dyti në këtë kampionat.
Přezkoumáno a gól platí ✅
Ermal Krasniqi tak navyšuje na 2:0! pic.twitter.com/TQkXQbqQS4
— Chance Liga (@chanceliga) September 22, 2024
Kujtojmë që nga minuta e parë ka luajtur edhe sulmuesi tjetër kosovar, Albion Rrahmani, por duke mos arritur të lërë gjurmë.
Ermal Krasniqi ishte prej më të mirëve në fushë dhe u vlerësua nga SofaScore me notën 7.8 për 76 minuta sa qëndroi në fushë.
Në anën tjetër, Rrahmani u vlerësua me notën 7.0.
Sparta Praga është në vendin e dytë në elitën e futbollit çek me 19 pikë, aq sa ka edhe Slavia Praga. /Telegrafi/