Site icon Telegrafi

Ermal Krasniqi shënon gol të bukur, kalon Clujin në gjysmëfinale

Ermal Krasniqi po shkëlqen në Rumani dhe këtë po e dëshmon çdo ditë e më shumë, duke shënuar gola dhe duke dhuruar asistime. 

Sulmuesi anësor ka arritur golin edhe ditën e sotme në ndeshjen e ekipit të tij, Cluj ndaj Arges në çerekfinale të Kupës së Rumanisë.

Sulmuesi i cili e nisi ndeshjen nga bankina, u aktivizua në pjesën e dytë dhe gjeti golin e fitores për ekipin e tij në minutën e 89-të.

Ky gol ishte vendimtar për Clujin, pasi goli i tij e kualifikoi skuadrën rumune në gjysmëfinale të Kupës.

Krasniqi shihet si lojtari kryesor i Cluj dhe ofertat për të vetëm kanë arritur në klub./Telegrafi/

Exit mobile version