Erling Haaland është vlerësuar maksimalisht për paraqitjen e tij të fundit në Ligën e Kampionëve në mesjavë.
Borussia Dortmundit ka marr një fitore të madhe në shtëpi ndaj Paris Saint-Germain me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.
Heroi i klubit gjerman ishte sulmuesi norvegjez, Haaland, i cili shënoi të dy golat e Dortmundit në ndeshjen e tij të parë me këtë klub në këtë garë.
Paraqitja e Haalandit nuk ka mbetur pa u vlerësuar nga Liga e Kampionëve.
Everyone's talking about Haaland! 🙌
🥇 @ErlingHaaland ⚽️⚽️#UCL | #POTW | @FTBSantander pic.twitter.com/7Htb0ALA4B
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) February 21, 2020
Norvegjezi është zgjedhur si lojtari më i mirë i kësaj jave në garën elitare evropiane për klube.
Ai në këtë garë mposhti portierin Hugo Lloris dhe mbrojtësit Hans Hateboer dhe Renan Lodi. /Telegrafi/