Erling Haaland po mahnit të gjithë botën me atë që po bën këtë sezon në Ligën Premier.
Gjiganti norvegjez është gjithashtu në prag të thyerjes së disa rekordeve, mbi të gjitha atë të egjiptianit Mohamed Salah si golashënuesi më i mirë në një kampionat të vetëm falë 32 golave të shënuar në edicionin 2017/18.
Sulmuesi i Manchester Cityt është vetëm 12 gola larg këtij rekordi, por ka edhe 23 ndeshje për të luajtur, sigurisht nëse nuk do të dëmtohet apo të pezullohet.
Ekziston një fakt edhe më interesant, pasi Haaland i vetëm ka shënuar më shumë se 9 klube që garojnë aktualisht në Ligën Premier, përfshirë edhe Chelsean.
Premier League goals in 2022-23:
Wolves: 10
Forest: 11
Everton: 12
West Ham: 13
Southampton: 14
Palace: 15
Villa: 17
Bournemouth: 18
Chelsea: 19
𝗘𝗿𝗹𝗶𝗻𝗴 𝗛𝗮𝗮𝗹𝗮𝗻𝗱: 𝟮𝟬— B/R Football (@brfootball) December 29, 2022
Ai ka bërë më mirë se klube si Wolves, Nottingham Forest, Everton, West Ham, Southaphton, Crytale Palace, Aston Villa dhe Bournemouth. /Telegrafi/