UEFA ka zgjedhur sulmuesin më të mirë të sezonit të kaluar 2020/21 në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland është zgjedhur si më i miri i edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve.
21-vjeçari ishte i jashtëzakonshëm edicionin e kaluar duke shënuar 10 gola e duke bërë dy asistime në Ligën e Kampionëve në vetëm dy ndeshje.
🥇 Erling Haaland voted #UCL Forward of the Season after firing 10 goals in 8 games! 👏👏👏#UEFAawards | #UCLdraw | @BVB pic.twitter.com/mdBCPBV4CF
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 26, 2021
Ndërkohë në konkurrencën e femrave është zgjedhur sulmuesja e Barcelonës, Jennifer Hermoso.
Hermoso ishte futbollistja kryesore e Barcelonës, duke ndihmuar skuadrën katalunase ta fitoj Ligën e Kampionëve në konkurrencën e femrave. /Telegrafi/
🏅#UWCL 2020/21 Forward of the Season: 𝗝𝗘𝗡𝗡𝗜 𝗛𝗘𝗥𝗠𝗢𝗦𝗢 🎉
Congratulations, @Jennihermoso 👏#UEFAawards pic.twitter.com/lfCSdMnyWD
— UEFA Women’s Champions League (@UWCL) August 26, 2021