E ardhmja e Erling Haaland po bëhet një temë e madhe te Borussia Dortmund dhe klubi dëshiron të zbulojë sa më shpejt qëllimet e sulmuesit të tyre, ndërsa ky proces që do të fillojë me një takim javën e ardhshme.
Dortmundi ka kërkuar një takim me babanë e Haaland dhe me agjentin e tij Mino Raiola, pasi gjermanët duan të zbulojnë nga afër nëse norvegjezi ka vendosur me të vërtetë kërkojë një sfidë të re jashtë vendit.
Marrëveshja aktuale e sulmuesit me klubin gjerman është deri në vitin 2024 dhe klauzola e lirimit të tij thuhet të jetë 75 milionë euro për këtë verë.
E gjithë kjo sipas gazetës gjermane Bild, të cilët kanë raportuar se Dortmundi është i prirur për të sqaruar çështjen, në një mënyrë apo në tjetrën (ta dijë mendimin përfundimtar të lojtarit).
Klauzola e lirimit prej 75 milionë euro është një shifër e reduktuar për shkak të një marrëveshjeje në kontratën e tij, e cila u fut në fuqi pasi lojtari qëndroi në Dortmund për dy vjet.
Shifra që mund të largohet nuk është reale, pasi Borussia Dortmund mund të fitojë më shumë, por në momentin që e kishin marr lojtarin e dinin për këtë gjë.
Norvegjezi është në radar e një numri të madh të klubeve të elitës të Evropës. Në krye të listës janë Real Madrid dhe Barcelona, që janë ndër admiruesit e 21-vjeçarit.
Ndërkohë që klubet angleze si Manchester City janë vigjilente ndaj situatës. /Telegrafi/