Telegrafi

Erling Haaland, apo njeriu i rekordeve – statistikat flasin për një sulmues që do të sundojë në të ardhmen

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland, ka arritur të shënojë dy herë në përballje me PSG-në.

Ai aktualisht udhëheq listën e top shënuesve në Ligën e Kampionëve me 10 gola, aq sa ka edhe Robert Lewandowski.

Norvegjezi sot ka thyer një rekord, duke u bërë lojtari që arrini të shënojë 10 gola në Ligën e Kampionëve, më së shpejti, duke iu nevojitur vetëm shtatë ndeshje.

Është nga lojtarët e rrallë që ka arritur të shënojë 10 gola në sezonin e tij të parë në Ligën e Kampionëve.

Këtë e kanë arritur emra si Just Fontaine (10 gola), Claudio Sulser (11), Sadio Mané (10) e Roberto Firmino (10).

 

Ai ka ende ndeshje që ta përmirësojë këtë rekord.

Në total Haaland ka zhvilluar në karrierën e tij 100 ndeshje si senior dhe ka statistika të jashtëzakonshme.

 

Ai ka shënuar 60 gola, nga to tetë het-trik.

Në total në këtë sezon me RB Salzburgun dhe Borussia Dortmundin ai ka zhvilluar 28 ndeshje, duke e gjetur rrjetën plot 39 herë.

 

Te Borussia Dortmund po cilësohet si blerje e goditur, pasi që në shtatë ndeshje, ka shënuar 11 herë.

Ai me Dortmundin e ka gjetur rrjetë në tri gara: Bundesliga, Kupa e Gjermanisë dhe Liga e Kampionëve.

Haaland edhe pse vetëm 19 vjeçar, me talentin dhe golat e tij, po tregon që e ardhmja do t’i përkas atij. /Telegrafi/