Telegrafi

Eriksen: Tottenhami ende në luftë për titull

Christian Eriksen beson ende se Tottenhami është në luftë për titull të kampionit të Ligës Premier.

Crystal Palace nuk arriti të përmbahet deri në fund ndaj Tottenhamit që arriti të sigurojë një fitore në fund.

Sipas Eriksen, kjo fitore i lejon Tottenhamit të jetë në luftë për titull.

“Po, ishte shumë gol i madh. Ne e kemi treguar se jemi ende në luftë për titull”.

“Ne duhet të fokusohemi në vetveten tonë dhe natyristh se Chelsea ka humbur disa pikë, por ky ishte rasti dhe ne e shfrytëzuam atë”.

“Ky rezultat na jep besim për pesë ndeshjet e fundit. Ne duhet të vazhdojmë me këtë formë, të fokusohemi në vetvete dhe të shohim ku do të përfundojmë’, deklaroi Eriksen. /Telegrafi/