Kapiteni i Danimarkës, Christian Eriksen thuhet se i thirri shokët e tij të ekipit nga spitali dhe u kërkoi atyre të vazhdonin ndeshjen e ndërprerë kundër Finlandës sonte.
Ndeshja midis Danimarkës dhe Finlandës u pezullua pasi Eriksen ra pa ndjenja në fushë dhe imazhet televizive treguan se mesfushorit të Interit iu dha reanimacion kardiopolmonar në fushë.
UEFA pastaj konfirmoi se ai u transferua në spital dhe u stabilizua, ndërsa më vonë u mor vendimi që ndeshja të vazhdojë aty ku mbeti.
Megjithatë, tani raporton se Eriksen foli me shokët e tij të ekipit në dhomën e zhveshjes në Parken Stadium.
Eriksen FaceTimed with the Danish team and asked them to play the game tonight as “he feels better now”, as reported by BBC. 🙏❤️🇩🇰 pic.twitter.com/unI0y4L0a5
— 433 (@433) June 12, 2021
Christian Eriksen FaceTimed Denmark teammates from hospital bed and urged them to resume match https://t.co/Wr4VTWHbqr pic.twitter.com/NPBWPdiAZL
— Mirror Football (@MirrorFootball) June 12, 2021
Christian Eriksen reportedly FaceTimed his teammates from the hospital and asked them to play. 🇩🇰 #EURO2020 https://t.co/98OE8Qu1dT
— TSN (@TSN_Sports) June 12, 2021
SportStudio raporton se ai telefoni me ‘facetime’ shokët të tij të skuadrës dhe u kërkoi atyre që të përfundonin ndeshjen kundër Finlandës të vlefshme për Grupin B.
Skuadrat ishin duke barazuar 0-0, atëherë ndodhi incidenti dramatik, ndërsa ndeshja rifilloi nga ora 20:30 pikërisht në minutën e 43-të, aty ku mbeti. /Telegrafi/
Luani dhe fitoni shpërblime këtu >
Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >
—