Telegrafi

Eriksen: Nuk kam folur me Ronaldon për javë të tëra

Mesfushori i Manchester United, Christian Eriksen ka thënë se intervista e Cristiano Ronaldos me gazetarin Piers Morgan nuk ka dëshmuar të jetë një shpërqendrim për të përpara Kupës së Botës “Katar 2022”.

Ronaldo dha një intervistë të bujshme në fund të javës së kaluar, duke prekur shumë tema.

Portugezi ndër tjera tha se nuk ka respekt për trajnerin Erik ten Hag dhe gjithashtu kritikoi pronarët e klubit.

Por, Eriksen nuk ka qenë në kontakt me yllin portugez kohët e fundit dhe fokusi i tij është vetëm në shfaqjet brenda lojës.

“Nuk ka qenë ndonjë shpërqendrim për mua, të gjitha mendimet e mia janë te Kupa e Botës”.

“Unë nuk kam folur me të në dy javët e fundit”, ka thënë Eriksen. /Telegrafi/