Telegrafi

Erik ten Hag thyen një rekord pas vetëm një ndeshjeje në krye të Manchester United

Pas vetëm një ndeshjeje, Erik ten Hag ka thyer një rekord të padëshiruar, pasi Brighton arriti një fitore 2-1 në “Old Trafford”.

Skuadra e Graham Potter doli fitimtare falë një dygolëshi nga mesfushori Pascal Gross, derisa kjo fitore është fitorja e parë që skuadra ka arritur në shtëpinë e Manchester United.

Një rekord i padëshiruar për Ten Hag pasi ai më pas u bë trajneri i parë në historinë e pasur të klubit që mposhtet në shtëpi nga “Pulëbardhat”.

Lexo po ashtu Edicioni i ri, por Unitedi i vjetër – Djajtë e Kuq mposhten në shtëpi nga Brightoni

Pas një para-sezoni kryesisht pozitiv, tifozët e United prisnin që ekipi i tyre të mposhte lehtësisht Brightonin, por gjërat nuk dolën aspak ashtu.

Që nga fillimi, ishte skuadra e Potterit që ishte në ofanzivë, ata mund të ishin në epërsi pas 20 sekondave pasi gabimi i Diego Dalot lejoi që Leandro Trossard të futej në krahun e majtë, por belgu arriti të godiste vetëm rrjetën anësore.

Bllokimi përfundimisht u thye në minutën e 30-të pasi Gross u gjend i pamarkuar për të goditur me lehtësi një kros nga ish-lojtari i United, Danny Welbeck.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Man United 1-2 Brighton, shkëlqeu Gross

Dhe më pak se 10 minuta më vonë, situata shkoi keq e më keq për Ten Hag pasi ishte sërish Gross i cili ishte në vendin e duhur në kohën e duhur për të goditur në rrjetë pasi portieri i United, David de Gea priti një goditje nga Solly March.

Por, United nuk u dorëzua dhe ia doli të ngushtonte rezultatin në 2-1  falë një auto-goli nga Alexis MacAllister. /Telegrafi/