Pas vetëm një ndeshjeje, Erik ten Hag ka thyer një rekord të padëshiruar, pasi Brighton arriti një fitore 2-1 në “Old Trafford”.
Skuadra e Graham Potter doli fitimtare falë një dygolëshi nga mesfushori Pascal Gross, derisa kjo fitore është fitorja e parë që skuadra ka arritur në shtëpinë e Manchester United.
Një rekord i padëshiruar për Ten Hag pasi ai më pas u bë trajneri i parë në historinë e pasur të klubit që mposhtet në shtëpi nga “Pulëbardhat”.
Pas një para-sezoni kryesisht pozitiv, tifozët e United prisnin që ekipi i tyre të mposhte lehtësisht Brightonin, por gjërat nuk dolën aspak ashtu.
Që nga fillimi, ishte skuadra e Potterit që ishte në ofanzivë, ata mund të ishin në epërsi pas 20 sekondave pasi gabimi i Diego Dalot lejoi që Leandro Trossard të futej në krahun e majtë, por belgu arriti të godiste vetëm rrjetën anësore.
Bllokimi përfundimisht u thye në minutën e 30-të pasi Gross u gjend i pamarkuar për të goditur me lehtësi një kros nga ish-lojtari i United, Danny Welbeck.
Dhe më pak se 10 minuta më vonë, situata shkoi keq e më keq për Ten Hag pasi ishte sërish Gross i cili ishte në vendin e duhur në kohën e duhur për të goditur në rrjetë pasi portieri i United, David de Gea priti një goditje nga Solly March.
Por, United nuk u dorëzua dhe ia doli të ngushtonte rezultatin në 2-1 falë një auto-goli nga Alexis MacAllister. /Telegrafi/
Brighton win at Old Trafford for the first time ever 🔵 pic.twitter.com/qQL0MwXE5u
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) August 7, 2022