Erik ten Hag ka deklaruar se ka ende një shans që Jadon Sancho të rikthehet në planet fillestare të Manchester Unitedit.
Sancho mbetet i suspenduar nga ekipi i parë pasi ai e quajti publikisht Ten Hag një ‘gënjeshtar’ për një mosmarrëveshje në performancat e tij gjatë stërvitjeve.
Që atëherë, Ten Hag ka refuzuar ta lërë të kthehet nëse ai nuk kërkon falje – gjë që sulmuesi anësor anglez ka refuzuar ta bëjë.
Dhe sipas intervistës së fundit të Ten Hag, duket se Sancho mund ta korrigjojë këtë vetëm nëse kërkon falje dhe vazhdon.
“Ai e di se çfarë duhet të bëjë, varet nga ai”, ka thënë fillimisht Ten Hag gjatë një interviste për BBC.
“Çfarë do të ndodhë atje, ai e di se çfarë duhet të bëjë, nëse dëshiron të kthehet, varet nga ai”.
“Ka të bëjë me një kulturë dhe çdo lojtar duhet të përputhet me disa standarde dhe ishte për këtë”, përfundoi trajneri holandez. /Telegrafi/