Erik ten Hag i ka kërkuar Manchester United që të sjellë më shumë lojtarë në afatin kalimtar të verës për të përmirësuar fondin brenda skuadrës së tij.
Man United ka nënshkruar me qendërmbrojtësin e ri Leny Yoro dhe sulmuesin holandez Joshua Zirkzee, por Ten Hag mendon se nevojiten investime të mëtejshme nëse ekipi i tij dëshiron të përmirësohet nga vendi i tetë i sezonit të kaluar në Ligën Premier dhe të konkurrojë me rivalët e tyre.
“Unë dua që skuadra të jetë sa më e fortë. Ne kemi bërë tashmë dy blerje shumë të mira, kështu që kur të gjithë janë në formë, ne kemi një skuadër që mund t’i mundë të gjithë”.
“Ne po kërkojmë në të gjitha pozicionet për t’u përforcuar. Ne kemi nevojë për një plan me skuadrën për t’u siguruar që jemi mirë në çdo zonë”,
Pasi mundi Rangers në një miqësore të fundit në Edinburg, Ten Hag do të shpresojë që skuadra e tij të ketë një paraqitje mbresëlënëse teksa do të përballet me rivalët e Ligës Premier, Arsenalin në një miqësore para-sezonale këtë javë.
Ajo ndeshje do të pasohet nga ndeshjet kundër Real Betis dhe Liverpool përpara se të përfundojë fushata e tyre parasezonale në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/