Telegrafi

Eric Schmidt merr 100 milionë dollarë nga Google

Mirëpo, Eric Schmidt nuk do ta lërë gjigantit Google për tu larguar në ndonjë kompani tjetër.

Ai do të vazhdojë të jetë në rolin e tij ekzekutiv si Kryesues Ekzekutiv në këtë kompani, për të cilën punë ai do të merr rreth 100 milionë dollarë në formë të aksioneve dhe njësive tjera aksionare në biznes.

Vlera e 100 milionë dollarëve të cilën do ta merr Schmidt do të jetë valide për katër vitet e ardhshme, ndërsa e njëjta do t’i shtohet pjesës tjetër po ashtu të madhe që ai mban në Google.

Më herët, ishte thënë se Schmidt do ta shesë një pjesë të aksioneve që ai ka në Google, mirëpo kjo ishte para se ai të merrte këtë shumë të majme parash, dhe para se të braktiste pozitën e tij si drejtor ekzekutiv i kësaj kompanie. / Telegrafi /