Telegrafi

Eric Cantona pritet të bëhet drejtor sportiv i Manchester Unitedit

Eric Cantona (Photo by Jamie McDonald/Getty Images for Laureus)

Francezi edhe më tepër përforcon thashethemet se do të rikthehet në klubin po bëri famë.

Për një kohë në Angli është duke qarkulluar lajmi se legjendari francez, Eric Cantona mund të bëhet drejtor i ri sportiv i “Djajve të Kuq”.

Legjenda e Manchester United, Erik Cantona ka bërë një lëvizje të papritur që ka entuziazmuar tejet shumë tifozët e klubit.

Ai tërthorazi ka njoftuar projektin e ri teksa shihet duke bërë poza në stadiumin kult, Old Trafford.

“Nuk mund t’ju them asgjë, por do të mbeteni të kënaqur “, shkroi në rrjetet sociale ish-futbollisti i klubit anglez.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Eric Cantonës

Kujtojmë se Cantona veshi fanellën e Uniedit nga viti 1992 deri në 1997 dhe katër herë ngriti trofeun e Ligës Premier Ligës.

Gjithashtu 52-vjeçari theksojmë se ka luajtur 164 ndeshje dhe ka shënuar 64 gola. /Telegrafi/