Site icon Telegrafi

Eric Cantona lë të gjithë të habitur duke u larguar nga studio televizive në transmetim direkt

Tifozët mbetën të habitur ndërsa Eric Cantona u largua nga një emision televizive përpara ndeshjes së Ligës Premier mes Manchester United dhe Fulham – por gjithçka nuk ishte ashtu siç mund të dukej.

Legjenda e Djajve të Kuq ishte në detyrën e ekspertit, së bashku me ish-mesfushorin e United dhe Bayern Munichut, Owen Hargreaves.

Prezantuesja Julia Stuart iu kërkua të jepte një parashikim për golashënuesin më të mirë në kampionat këtë sezon, për të cilin ai thjesht u shpreh: “Të shohim”.

Hargreaves u shfaq në panik dhe shpejt e mori përsipër francezin duke dhënë një përgjigje më të detajuar.

Më pas, prezantuesja e pyeti Cantonan se çfarë do të ketë sezoni i Ligës Premier për ‘miliona fansa që shikojnë në televizorët e tyre’.

Cantona qeshi, para se të përgjigjej: “Televizioni…”

Më pas ai u ngrit në këmbë dhe hoqi mikrofonin, përpara se të jepte një monolog para kamerës.

Cantona nxori telefonin nga xhepi, para se të pëshpëriste: “Ne e quajmë këtë lojë e bukur, por sa njerëz në këtë botë nuk kanë as televizor? Po ata? Si mund t’ua shesim këtë (Ligën Premier) atyre?”.

“Loja duhet të jetë kudo. Nuk mund të ngjitet në mur ose thjesht në një lokal, jo. Askush nuk duhet të besojë se Liga Premier është e jona. Ky shënon fillimin. Revolucioni ka filluar”.

Më pas, legjenda e United u largua nga ekrani – për befasinë e atyre që ishin në studio.

Në fund të fundit, doli se veprimi i Cantonas ishte në fakt një skenë e synuar për të promovuar Showmax, një shërbim abonimi në internet që mban të drejtat e Ligës Premier në Afrikë.

Sipërmarrësi i Afrikës së Jugut, Mike Sharman, shkroi në Twitter: “Showmax rrëmbeu të gjithë vëmendjen në Ligën Premier me Eric Cantonan për të promovuar ofertën në të gjithë Afrikën – paketa më e përballueshme në planet”. /Telegrafi/

Exit mobile version