Site icon Telegrafi

Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se në katër rajone ka ndërprerje të energjisë elektrike pasi ka pasur erëra të forta.

Rajonet më të prekura janë Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Ferizaj e Peja.

KEDS njofton se janë duke punuar që të rikthehet furnizimi me energji elektrike.

“Për shkak të kushteve atmosferike-erërave të forta, të shoqëruara me shi e borë, që përfshinë vendin tonë gjatë natës së kaluar, disa Dalje janë jashtë funksionit. Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Ferizaj e Peja janë rajonet më të prekura”, vijon njoftimi.

Tutje, theksohet se “derisa në shumicën e këtyre rajoneve gjendja vazhdon të mbetet pa ndryshime të mëdha, ekipet e KEDS-it gjatë natës dhe që nga orët e para të mëngjesit të sotëm ndodhen në terren dhe po punojnë vazhdimisht për rikthimin e furnizimit të rregullt me energji elektrike në këto rajone, për çka kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e afektuar”./Telegrafi/

Exit mobile version