Një yll i ri i futbollit shqiptar po lind në Holandë, tek klubi Fortuna Sittard, pasi sulmuesi i ri, Arian Kastrati ka debutuar me këtë klub.
19-vjeçari Kastrati, ka debutuar në fitoren e skuadrës së tij Fortuna Sittard ndaj Heerenveen me rezultat 3-1.
Kastrati u inkuadrua në minutën e 90-të të ndeshje, duke bërë kështu paraqitjen e parë në një kampionat të fortë si ai i Eredivisie.
90′ I Kastrati maakt zijn debuut voor Fortuna Sittard en vervangt Hansson.
(1-3)#SamenNaoVeure #HEEFOR
— Fortuna Sittard (@FortunaSittard) January 10, 2021
Për skuadrën e Heerenveenit luajti edhe qendërmbrojtësi i Kosovës, Ibrahim Dresheviq si zëvendësues, ku u fut në lojë në minutën e 60-të.
Kastrati luan për ekipin e rezervave të Sittard, ndërsa në katër ndeshjet e fundit është ftuar nga ekipi i parë ku ka qenë në bankë.
Kjo i ka sjellat ekipit, pasi në pesë ndeshjet e fundit nuk dinë për humbje, ku kanë katër fitore dhe një barazim, duke u ngjitur në vendin e 12-të me 16 pikë. /Telegrafi/