Erdon Daci vazhdon formën e tij të mirë.
Reprezentuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, ka gjetur rrjetën në humbjen 3-1 të skuadrës së tij Westerlo nga kryesuesit e Belgjikës, Royale Union.
Sulmuesi shkupjan zhbllokoi shifrat në minutën e 11-të, duke çuar në epërsi ekipin e tij, por Royale Union barazoi shifrat në të 32-të, përderisa në pjesën e dytë shënuan edhe dy gola për fitore dhe vazhdimi të dominimit në elitën belge.
Për shqiptarin ky ishte goli i tretë që shënon për Westerlon në këtë sezon.
Skuadra e Erdon Dacit pas kësaj humbje renditet e parafundit në tabelë me tetë pikë të tubuara nga 12 xhiro të zhvilluara deri më tani. /Telegrafi/