Site icon Telegrafi

Erdogan në një takim me udhëheqësin e ri të Sirisë – a do të jetë ky hapi drejt një stabiliteti në rajon?

Presidenti i përkohshëm sirian Ahmed al-Sharaa do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në udhëtimin e tij të dytë zyrtar jashtë vendit, që nga marrja e pushtetit.

Takimi do të mbahet pasditen e së martës, ka njoftuar pallati presidencial në Ankara.

Ndërsa burime në qeverinë tranzitore siriane konfirmuan se al-Sharaa po planifikonte një vizitë në Turqi pas udhëtimit të tij në Arabinë Saudite të dielën, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Bëhet e ditur se Turqia po punon me shpejtësi për të vendosur marrëdhënie me Sirinë, ashtu si Arabia Saudite dhe Katari.

Gjithashtu, Erdogani synon të ndihmojë në rindërtimin ekonomik të Sirisë pas më shumë se një dekade lufte civile.

Ndryshe, përmbysja në fillim të dhjetorit të diktaturës së Bashar al-Assad ka rritur ndjeshëm ndikimin turk në rajon. /Telegrafi/

Exit mobile version