Florent Hadergjonaj më në fund do ta luaj ndeshjen e parë me skuadrën e tij të re Ingolstadt.
Mbrojtësi i krahut të djathtë do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë përballë gjigantit gjerman Borussia Dortmund.
Hadergjonaj pas transferimit në Ingolstadt kishte disa probleme me lëndime dhe si duket tani i ka lënë anash ato.
Djaloshi nga Deçani iu bashkua skuadrës gjermane në afatin kalimtar të verës nga gjiganti zviceran Young Boys Bern.
Hadergjonaj deri më tani ka qenë pjesë e Zvicrës U21, ndërsa mund ta veshë fanellën e Kosovës. /Telegrafi/