Në kërkimet të cilat i ka bërë gazeta britanike “The Sun” është zbuluar se një numër i madh i njerëzve e shfrytëzojnë internetin për t’i nevrikosur partnerët e tyre, ndërsa pornografia në Internet e shkatërron jetën e tyre seksuale.
Nga një numër i madh të anketuarish (4.000), një e katërta prej tyre e kishin shfrytëzuar Internetin për njohjen e partnerëve, ndërsa rreth 80 % prej tyre kanë pranuar se shikojnë materiale të ndryshme pornografike. Në këtë rast, femrat kanë pohuar se ndjekin pornografi më të butë, ndërsa meshkujt kanë dominuar me pornografi “të rëndë”.
Një nga tre personat e anketuar e kanë shfrytëzuar internetin për të takuar ndonjë partner, ndërsa 10 % prej tyre kishin pasur marrëdhënie seksuale me 11 ose më shumë persona të cilët i kanë njohur në rrjetin global.
Shumica prej tyre pranojnë se partnerët e tyre të vërtetë nuk e dinë për këtë vartësi. Megjithatë nuk është edhe kaq keq. Afër katër nga pesë të pyetur thonë se Interneti ka efekt pozitiv në lidhjen e vërtetë të tyre dhe në jetën e tyre seksuale. Një numër i caktuar prej tyre në këtë mënyrë e kanë gjetur edhe dashurinë e jetës.