Site icon Telegrafi

Enzima e cila pengon plakjen

Enzima telomerazë, i mbron pjesët fundore të kromozomeve në ADN. Me kalimin e viteve, kjo enzimë zvogëlohet dhe rritet mundësia që qelizat të vdesin. Ky zvogëlim i nivelit të enzimës shkakton dhimbje, ndërsa mund të çojë deri në vdekje.

Ulja e nivelit të enzimës është e lidhur me disa faktorë si duhanpirrja, mënyra jo e shëndetshme e jetës dhe trashësia.

Një ekip studiuesish nga Kalifornia, kanë dëshiruar të zbulojnë nëse përmirësimi i mënyrës së jetesës, si edhe ushqimi i shëndetshëm, mund të ndikojnë pozitivisht në këtë enzimë.

Gjatë këtij hulumtimi është arritur në përfundim se niveli i enzimës tek të gjithë të hulumtuarit është rritur për 29%, pas përmirësimit të mënyrës së të jetuarit.

“Mënyra e të jetuarit mund të ndikojë në enzimën telomerazë. Mu për këtë, kjo është një motivim për shumë njerëz ta ndryshojnë mënyrën e jetesës”, ka bërë të ditur ekipi studiues.

Ka edhe dëshmi që tregojnë se nëse enzima zvogëlohet ose dobësohet, ka më shumë gjasa për paraqitje të kancerit dhe çrregullimeve kardiovaskulare.

Exit mobile version