Valbona Nushi Stavileci, Pediatër
(Specialiste për fëmijë)
QKUK, Klinika e Pediatrisë, Reparti i Nefrologjisë
tel: 045 655 444
email: elitaplusvs@hotmail.com
Enureza (urinimi i pavullnetshëm), është kur fëmija më i madh se 5 vjeç laget në gjumë. Nëse fëmija laget ditën, ose para se të hyjë në tualet lëshon disa pika, apo rrjedhë pandërprerë urinën; urinon me ndërprerje; urinon shumë shpesh ose shumë rrallë; atëherë duhet të lajmëroheni për ekzaminime më të detajuara. Nëse i ndotë brekët me nevojë të madhe, gjithashtu duhet të lajmëroheni te mjeku.
Nëse fëmija juaj nuk është lagur për një kohë të gjatë dhe më pas prapë ka filluar problemi, ju duhet patjetër të kërkoni mendimin e mjekut.
Deri në 10% të fëmijëve mund të kenë këtë problem. Te gjinia mashkullore e hasim dy herë më shpesh se te gjinia femërore. Mund të gjendet edhe te të rriturit deri në 1%. Prandaj nuk duhet të konsiderohet si fatkeqësi që po ju ndodhë vetëm juve, meqenëse kjo pastaj do të ndikoj në vetëbesimin e fëmijës suaj.
E rëndësishme është që pasi mjeku ta verifikojë me ekzaminim, fëmija nuk ka asnjë çrregullim, të mbahet një ditar treditor: orën sa herë shkon në tualet, sasinë sa urinon, sa pinë, sa herë defekon. Si dhe ta vëzhgojë fëmijën vet.
Nëse mjeku e vërteton se gjithçka është në rregull, atëherë jepen këshillat si të ulet fëmija drejt në guacë, si të relaksohet, të mbështeten këmbët, të shkohet >6 herë në tualet, të zbrazen zorrët një herë në ditë. Mos të pihet ujë pasi që të flejë.
Trajtimet tjera të mundshme janë medikamentoze dhe para se të fillohet duhet të bëhen ekzaminime nga mjeku i specializuar për këto probleme, pediatri- nefrolog, uroterapisti, urologu -pediatrik.
Valbona Nushi Stavileci, ka ndjekur Edukimin subspecialistik për nefrologji në Spitalin e mirënjohur terciar botëror të subspecializuar për fëmijë “Great Ormond Street Hospital for Children ” në Londër, Britani e Madhe.
Është edukuar për problemet e fëmijëve që nuk e kontrollojnë urinimin: Edukimi subspecialistik Nefro-Urologjik për Testimet Urodinamike te fëmijët, Universiteti Lincoping në Suedi. /Telegrafi/