Telegrafi

Enrique publikon listën, Spanjë e re ndaj Anglisë dhe Uellsit

Luis Enrique ka publikuar listën e futbollsitëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës të Spanjës, ndaj Uellsit dhe Anglisë.

Kombëtarja La Roja do të luajë dy ndeshje gjatë muajit tetor.

E para është e paraparë një miqësore ndaj kombëtares së Uellsit në Cardiff, e cila do të zhvillohet me datë 11 tetor.

Lexo po ashtu Real Madridi tani ia merr nga dora fuqinë Barcelonës në kombëtaren e Spanjës

Katër ditë më vonë, Spanjë do të luaj me Anglinë në kuadër të Kupës së Kombeve, ndeshja e cila do të zhvillohet me 15 tetor në Benito Villamarin të Sevillas.

Për këto dy ndeshje, Enrique ka ftuar 23 futbollistë, ku spikasin edhe prurje të reja si Jonny, Rodri e Alcacer.

Portierët: Kepa, De Gea, Pau Lopez

Mbrojtësit: Gaya, Marcos Alonso, Albiol, Nacho, Ramos, Bartra, Azpilicueta, Jonny

Mesfushorët: Busquets, Rodri, Koke, Ceballos, Thiago, Saul.

Sulmuesit: Asensio, Morata, Rodrigo, Suso, Aspas, Alcacer.

/Telegrafi/