Sergio Ramos ka thënë se Spanja është e motivuar që ta fitojë ndeshjen ndaj Maltës për trajnerin Luis Enrique, i cili do të mungojë “për arsye familjare”.
Federata Spanjolle njoftoi të martën se përzgjedhësi nuk do të ishte me skuadrën dhe se La Roja do të drejtohet nga Robert Moreno.
Kapiteni Ramos i ka uruar çdo të mirë trajnerit dhe ka thënë se shpreson që ekipi t’i fitojë tri pikët për Luis Enriquen.
“Trajner, na vjen keq për lajmin. Shpresojmë që gjithçka të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ti e di se skuadra është me ty deri në vdekje dhe sot do të marrim një fitore të mirë”.
“Familja është e shenjtë. Do të fitojmë për ty. Shumë forcë dhe kurajë. Një përqafim të madh”, ka shkruar Ramos në Twitter. /Telegrafi/
Míster, sentimos muchísimo la noticia. Esperamos que todo salga lo mejor posible. Que sepas que el equipo está contigo a muerte y hoy dará la cara para conseguir una buena victoria. La familia es sagrada. Ganaremos también por vosotros. Mucha fuerza y ánimo. Fuerte abrazo.
— Sergio Ramos (@SergioRamos) March 26, 2019