Enis Bardhi po shkëlqen që nga transferimi i tij para një jave tek skuadra spanjolle, Levante.
Mesfushori shqiptar, i cili luan me Përfaqësuesen e Maqedonisë pas disa sezoneve të kaluara në Ligën e Hungarisë ka bërë hapin e madh duke u transferuar në La Liga tek Levante.
Me tu transferuar te Levante, Bardhi ka befasuar të gjithë me kualitetet e tij edhe pse vetëm 22-vjeçar.
Pasi shënoi në ndeshjen e tij debutuese para disa ditëve ndaj La Nucias, Bardhi ka gjetur golin edhe sot (e hënë) ndaj Cadizit në fitoren 2-1 të Levantes.
Bardhi ka shënuar për 2-0 një supergol nga goditja e dënimit, gol i cili erdhi në minutën e 55 të ndeshjes. /Telegrafi/
Vídeo con las mejores jugadas de la segunda parte. pic.twitter.com/6ZmabIFEN0
— Cádiz Club de Fútbol (@Cadiz_CF) July 24, 2017