Levante është duke e mposhtur Real Sociedadin me rezultat 0-2 në kuadër të javës 11-të në La Liga.
Enis Bardhi e ka shënuar golin e parë për Levanten në minutën e 24-të nga një aksion që përfundoi me asistim nga Gonzalo Melero.
Borja Mayoral (40’) e dyfishoi epërsinë për mysafirët, pasi Bardhi e goditi shtyllën dhe topi u rikthye te sulmuesi që e futi topin në rrjetë me lehtësi.
Goli i lojtarit shqiptar ishte tejet i bukur, e që këso gola kemi mundur t’i shohim më shpesh nga Lionel Messi. /Telegrafi/
https://twitter.com/MacedonianFoot/status/1189612110625595394