Site icon Telegrafi

Enis Bardhi shënon dy herë, ia mohon fitoren Atletico Madridit

Atletico Madridi ka barazuar me Levanten ku rezultati përfundimtar doli të jetë 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në La Liga.

Skuadra e Diego Simeones e nisi më mirë takimin, duke rrezikuar e para në minutën e 5-të të ndeshjes me Joao Felix, por nuk ishte e saktë.

Por goli erdhi menjëherë në rastin pasardhës, kur Felipe e gjen Antoine Greizmannin i cili shënon me kokë për 1-0.

https://twitter.com/DrGriezmann8/status/1453809871397298176

Levante në minutën e 37-të fitoi penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë mesfushori shqiptar Enis Bardh për 1-1.

https://twitter.com/DrGriezmann8/status/1453817096253620224

Pjesa e dytë ishte më e luftuar dhe për rrjedhojë krijoi më pak raste.

Për ta parë golin e radhës u desh të pritej minuta e 76-të, ku Rodrigo de Paul gjen Matheus Cunha i cili shënon për 2-1.

https://twitter.com/DrGriezmann8/status/1453830220469919746

Por Levante nuk u pajtua me këtë gjë, duke fituar sërish penallti në minutën e 87-të.

Sërish nga pika e bardhë ishte i saktë Bardhi që shënoi për 2-2.

https://twitter.com/DrGriezmann8/status/1453833135712444419

Një rikthim i madh për Bardhin, që nuk kishte luajtur në gjashtë ndeshjet e fundit shkaku i dëmtimit.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe skuadrat u desh të pajtohen me ndarjen e pikëve. /Telegrafi/

Exit mobile version