Levante është duke fituar në udhëtim ndaj Athletico Bibaos me rezultat 2-1.
Mesfushori shqiptar nga Maqedonia, Enis Bardhi, është kthyer të luajë titullar në Levante dhe ka shkëlqyer.
Ai ka shënuar dy herë ndaj Athletic Bilbaos, madje të dyja nga gjuajtja e lirë.
Fillimisht shënoi në minutën e 42-të, ndërsa pas dy minutash shënoi përsëri.
Enis Bardhi: set-piece specialist 🎯
42' • Scores directly from a free-kick.
44' • Scores directly from a free-kick.Almost identical; makes the 'keeper look silly.pic.twitter.com/vo8P1iXZ9v
— SCOUTED (@scoutedftbl) April 23, 2018
Ky është goli i gjashtë i Bardhit në La Liga.
Për Levante ai luajti deri në minutën e 71-të ku u zëvendësua.
Armando Sadiku ishte në bankë dhe nuk luajti për asnjë minutë në këtë ndeshje. /Telegrafi/