Telegrafi

Enis Bardhi fantastik në evropianin U21, realizon supergol kundër Portugalisë (Video)

Enis Bardhi po vazhdon të shkëlqen në kampionatin evropian për grupmoshat e reja deri në 21 vjet.

Mesfushori me tipare sulmuese ka qenë protagonist edhe në takimin e dytë të kampionatit.

Lexo po ashtu Kampionati Evropian U-21 sapo ka filluar – Këta janë 10 yjet që duhet t’i ndiqni, njëri prej tyre është shqiptar (Foto)

Pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë kundër Portugalisë, Bardhi ka realizuar një supergol duke zvogëluar disavantazhin e Maqedonisë, transmeton Telegrafi.

Theksojmë se në barazimin me kombëtaren serbe, bardhi realizoi gol nga pika e bardhë.

Aktualisht është duke u zhvilluar pjesa e dytë e takimit, ndërsa Maqedonia ka vetëm një pikë në kampionat. /Telegrafi/

https://youtu.be/ca7tQ1zUnyM