Enis Bardhi po vazhdon të shkëlqen në kampionatin evropian për grupmoshat e reja deri në 21 vjet.
Mesfushori me tipare sulmuese ka qenë protagonist edhe në takimin e dytë të kampionatit.
Pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë kundër Portugalisë, Bardhi ka realizuar një supergol duke zvogëluar disavantazhin e Maqedonisë, transmeton Telegrafi.
Theksojmë se në barazimin me kombëtaren serbe, bardhi realizoi gol nga pika e bardhë.
Aktualisht është duke u zhvilluar pjesa e dytë e takimit, ndërsa Maqedonia ka vetëm një pikë në kampionat. /Telegrafi/
https://youtu.be/ca7tQ1zUnyM