Bëhet fjalë për ato fantazi seksuale, të cilat mashkulli nuk ia tregon kurrë asaj.
Një sondazh me 4 mijë meshkuj zbulon se 74 përqind e meshkujve të lidhur kanë fantazi seksuale për një grua tjetër.
28 përqind e të pyeturve thonë se ëndërrojnë të bëjnë seks të nxehtë me mikeshën më të mirë të partneres së tyre.
Ekspertët thonë se kjo nuk është e çuditshme, pasi afërsia trupore e mikeshës me partneren nxit këto fantazi.
Shumë meshkuj thonë se në fantazitë e tyre seksuale përfshihet edhe një treshe me mikeshën e ngushtë të partneres.
Në vend të dytë, me 14 përqind, është shefja. Shumë meshkuj do donin të bënin seks me drejtuesen e tyre.
13 përqind kanë fantazi seksuale për ish- partneren dhe 11 përqind do donin ta bënin me dadon.
9 përqind ëndërrojnë të shkojnë me mësuesen e fëmijëve dhe 7 përqind duan të bëjnë seks me fqinjën e këndshme.
5 përqind duan të bëjnë seks me mjeken ose psikoterapisten.
4 përqind duan të bëjnë seks me motrën e partneres.
Por gjithmonë kjo është bota e fantazisë. Ju jeni realiteti, ndaj mos u shqetësoni e dashur!