Site icon Telegrafi

Endri Vrapi i Lirisë: Objektivat tona dihen, pjesëmarrja në Evropë

Endri Vrapi është një ndër lojtarët me më shumë eksperiencë në futbollin shqiptar, por ai ka zgjedhur që këtë sezon të luajë me Lirinë e Prizrenit në kampionatin kosovar.

Ky ekip ka bërë investime të shumta këtë sezon, ku së bashku me Vrapin, në Prizren ka mbërritur edhe Bledi Shkëmbi si trajner, por edhe disa lojtarë të tjerë nga Kategoria Superiore.

Në një intervistë për “Supersport”, Vrapi kujton kohën e shkuar kur ishte pjesë e Skënderbeut dhe e krahason këtë eksperiencë me këtë të tanishmen ku luan për Lirinë.

Si çdo skuadër tjetër, edhe Liria e Prizrenit ka objektivat e veta këtë edicion. Me statusin e një veterani dhe eksperti në arritjen e objektivave, Endri Vrapi tregon recetën e duhur për të arritur ato.

“Objektivat tona dihen, është pjesëmarrja në Europë. Kemi dy mundësi, nga kampionati dhe kupa. Por ne duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe të shpresojmë t’ia dalim, të luajmë në kupat e Europës”, tha Vrapi.

Sa i përket kampionatit shqiptar, mesfushori ka pohuar se edhe këptë sezon Skënderbeu do të shpallet kampion.

“E kam ndjekur kampionatin shqiptar dhe mund të them pa frikë që Skënderbeu është dy hapa përpara të tjerëve. Besoj se në fund titulli do të jetë i tyre”, tha Vrapi.

Exit mobile version