Poezi nga: Juana de Ibarbourou
Përktheu: Maksim Rakipaj
Kjo puthje zemrën kafshoka dhe mishin
me atë kafshim më preku dhe shpirtin!
Puthje që dalngadalë më thëthin
si plagë e hapur që s’ka shërim!
Flakë nuk shoh, por zjarri përvëlon
dhe çdo çast që shkon zjarrminë e shton!
Mos qe e magjepsur kjo buzë shtrigu
që me një puthje dhe shpirtin më fshiku?
Në ëndërr isha që sytë m’u mbyllën
kur buzët e tij krejt shpirtin ma shtrydhën?
Tash mbath sandalet e bronxta dhe shkon.
Ku vete magjistar që më shëron?
Shuama flakën, mbyllma këtë plagë
se po ike ti, më shkoi jet’ e ngratë!