Sipas një teorie, mendohet se organizmi harxhon energji për ta bërë temperaturën e ujit të pirë të ngjashme me temperaturën trupore.
Megjithatë edhe pas eksperimenteve me ujë të ngrohur në temperaturë 37°C (sa është edhe temperatura trupore), janë arritur rezultate të ngjashme në harxhimin e energjisë. Kështu që mendohet se flitet për ndonjë proces të komplikuar fiziologjik.
Studimet kanë treguar se rritja e harxhimit energjik pas konsumimit të ujit, te meshkujt pasohet me harxhimin e yndyrave, ndërsa organizmi i femrave i shfrytëzon më shumë karbohidratet.