Site icon Telegrafi

Emir Sahiti shënon në fitoren e rëndësishme të Hajduk Splitit

Hajduk Spliti ka vazhduar me fitore në Superligën e Kroacisë, duke fituar si mysafir i Istra me rezultat 2-0.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Emir Sahiti, i cili në hyrje të zonë gjuajti fuqishëm për të tundur rrjetën.

Ky ishte goli i tretë i Sahiti në këtë kampionat dhe ka edhe dy asistime.

Nga minuta e parë për Hajdukun luajti edhe Leon Dajaku.

Për Hajdukun kjo ishte fitorja e pestë me radhë dhe me 36 pikë janë lider në elitën e futbollit kroat. /Telegrafi/

Exit mobile version