Ish-përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi dhe ish-trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, janë emrat e preferuarat për tu bërë trajner te Sampdoria.
Samp janë në kërkim të një trajneri të ri pasi Eusebio Di Francesco u largua me pëlqimin e ndërsjellë gjatë të hënës.
Sipas Gazzetta dello Sport dhe Tuttomercatoweb, Sampdoria u takua më parë Gattuso, duke shpresuar që ta bindte atë për të merr punën.
Sidoqoftë, kjo e fundit shton se fituesi i Kupës së Botës me Italinë, nuk është i interesuar për rolin, ndërsa Sky Sport Italia shkruan se nuk do të ketë më bisedime me të.
ANSA, nga ana shkruan se presidenti i klubit, Massimo Ferrero po bën presion të madh për të bindur Gatusson, por në vend të tij mund të detyrohet ta vendos për De Biasin.
Tuttomercato në anën tjetër e sheh 63-vjeçarin si favorit, duke shkuar se ka pasur një takim pozitiv mes tij dhe Sampdorias dhe se raporti i tij i mirë me drejtorin sportiv Carlo Osti, mund të jetë vendimtar.
De Biasi ka mbetur pa punë që kur Alaves e largoi nga pas vetëm 10 ndeshjeve në nëntor të vitit 2017.
De Biasi njihet si trajner që e udhëhoqi Shqipërinë drejt Euro 2016 – për herë të parë në histori. /Telegrafi/