Emre Can mori karton të kuq, duke e lënë Borussia Dortmundin në minutat e fundit me 10 lojtarë, pasi e shtyri Neymarin duke e rrëzuar, në humbjen ndaj Paris Saint-Germain (2-0).
Ish-mesfushori i Liverpoolit e shtyu Neymarin, pas një ndërhyrje, ku të dy lojtarët fillimisht u rrëzuan, por kur u ngritën patën një përleshje afër vijës anësore.
Gjermani u tregua më i fort, por edhe Neymar u rrëzua shpejt në stilin e tij.
Can mori karton të kuq nga gjyqtari Anthony Taylor, kur Dortmund ishte në ndjekje të rezultatin.
Pas kartonit të kuq ndodhi një tollovi e madhe mes lojtarëve për disa sekonda.
Dortmund kishte fituar 2-1 në shtëpi por Neymar dhe Juan Bernat shënuan për PSG, që ta fitojnë ndeshjen dhe kalimin tutje.
emre can gets red card after fight with Neymar #Neymar #PSGBVB #PSGDOR pic.twitter.com/Y9h1OejLKb
— DONSPORTS (@DONSPORTS4) March 11, 2020
Kampionët francezë e mbajtën qetësinë e tyre në një stadium ku gjithçka ishte bosh, me tifozët e tyre që nuk ishin të pranishëm për shkak të coronavirusit. /Telegrafi/