Telegrafi

Empoli zyrtarizon Veselin

Klubi i Empolit ka depozituar sot në Ligën Italiane të Futbollit kontratën e nënshkruar me mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, Frederik Veseli.

Ky i fundit arriti një akord me skuadrën e Serisë A pasi siguroi një marrëveshje dyvjeçare, me të drejtën e zgjatjes së saj edhe për dy sezone të tjera.

Por për momentin, vazhdon pasiguria rreth të ardhmes së futbollistit. Mediat italiane kanë bërë të ditur se Veseli nuk do të jetë pjesë e Empolit në këtë sezon dhe se do të huazohet në një skuadër tjetër ku të mund të aktivizohet rregullisht dhe të mbikëqyret nga stafi teknik.

Për futbollistin ishin interesuar disa klube turke, por Empoli mendon huazimin e tij në një klub tjetër në Itali, mendohet në Serinë B, ku mund të kontrollojë më lehtësisht paraqitjet e mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare.

Në sezonin e kaluar, Veseli u aktivizua me Luganon në Zvicër, por ai u largua nga ky klub si lojtar i lirë në fund të sezonit falë një klauzole në kontratë.