Empoli dhe Roma kanë luajtur pa gola në ndeshjen e javës së 11-të në Serie A.
Skuadra e Luciano Spallettit nuk ka mundur të marr edhe fitoren e pestë radhazi në Serie A, pasi është ndaluar pa gola 0-0 nga Empoli.
Në këtë takim për 90-të minuta luajti edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Federic Veseli, i cili u zverdhë në minutën e 11-të të ndeshjet.
Whoscored tashmë ka publikuar notat e futbollistëve të të dyja skuadrave, varësisht nga paraqitja e tyre në këtë ndeshje.
Sipas kësaj faqe, notën më të lartë e kishte Leandro Paredes i Romës me 8.4, ndërsa Veseli u notua me 7.2. /Telegrafi/
Empoli:
Roma: